Rhode, marka e bukurisë e themeluar nga Hailey Bieber në vitin 2022, është shndërruar në një nga fenomenet më të mëdha të industrisë së bukurisë falë një identiteti vizual të kuruar me përpikëri dhe një estetike të qartë, minimaliste dhe lehtësisht të dallueshme. “Glazed skin” (lëkura e lëmuar) e Hailey Bieber është bërë simbol i markës, duke fituar zemrat e adhuruesve të bukurisë në mbarë botën.
Që në fillim, strategjia e komunikimit të Rhode është vlerësuar gjerësisht nga ekspertët e marketingut në rrjetet sociale. Së bashku me produktet e saj tashmë kult, kjo qasje i solli markës një sukses të menjëhershëm, duke kulmuar me shitjen tek e.l.f. Beauty për një vlerësim që arriti rreth 1 miliard dollarë.
Megjithatë, ky imazh i ndërtuar me kujdes mund të vihet në rrezik nga një trend i ri që ka shpërthyer së fundmi në rrjetet sociale: përdorimi i një aplikacioni që gjeneron imazhe përmes inteligjencës artificiale. Ky trend ka nxitur krijimin e përmbajtjeve me “helmeta” apo balaclava të personalizuara me logo dhe elemente të Rhode, të shoqëruara me eye patches një estetikë që po përhapet me shpejtësi.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Dhjetëra influencerë dhe persona në Instagram po etiketojnë veten si “Rhode girls”, një paradoks në vetvete. Suksesi i markës ka ardhur edhe falë zgjedhjes së kujdesshme të ambasadorëve: emra të dashur për gjeneratën Gen Z si Tate McRae dhe Alexandra Saint Mleux, por edhe ikona të përjetshme si Claudia Schiffer. Kjo përzierje ka ndihmuar në pozicionimin e Rhode si një “klasik modern” i bukurisë bashkëkohore.
Me përdorimin e inteligjencës artificiale, çdokush që ka njëfarë ndikimi online edhe persona që nuk kanë asnjë lidhje me Hailey Bieber apo filozofinë e markës, mund të paraqitet si përfaqëson si imazh i Rhode. Ky fenomen rrezikon të minojë kreativitetin e markës, i cili ka qenë një nga pikat e saj më të forta, dhe ta reduktojë identitetin vizual në një produkt të një algoritmi gjenerues.
View this post on Instagram
Disa e shohin këtë si reklamë falas. Por në realitet, efekti mund të jetë i kundërt. Imazhet e gjeneruara nga AI rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e markës, të ngatërrojnë audiencat më pak të informuara dhe të paraqesin fytyra e narrativa që janë larg filozofisë origjinale të Rhode. Për më tepër, këto “fushata” të paautorizuara devijojnë ndjeshëm nga estetika autentike që ka bërë markën të dallohet.
Në një epokë ku inteligjenca artificiale po sfidon kufijtë e kreativitetit dhe autenticitetit, rasti i Rhode ngre një pyetje thelbësore për industrinë e bukurisë: deri në çfarë pike trendet digjitale mund të shërbejnë si përforcues të një marke dhe kur fillojnë të përbëjnë një kërcënim real për identitetin e saj?
