KreuCelebrity

Drake i “dashuruar” me Shqipërinë, publikon sërish shqiponjën shqiptare!

Reperi i njohur botëror Drake ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut shqiptar, pasi ka publikuar një InstaStory me një kapele të kuqe ku shfaqet simboli i shqiponjës, një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që artisti kanadez shfaq elemente të kulturës shqiptare, duke nxitur reagime të shumta dhe komente pozitive nga fansat.

Më herët, Drake është parë i veshur një xhaketë me flamurin shqiptar, një veprim që u interpretua si një shenjë respekti dhe vlerësimi për kulturën shqiptare, duke treguar se ajo zë një vend të veçantë për të.

Drake i “dashuruar” me Shqipërinë, publikon sërish

Referencat shqiptare shfaqen edhe në klipin e këngës së tij “Polar Opposites”, ku Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar në të gjitha platformat. Në një varg domethënës ai shprehet:

“Nuk e di si i bëjnë gjërat në Prishtinë, di vetëm që tensioni po rritet." Duke përmendur drejtpërdrejt Prishtinën. Kjo ka çuar në spekulime se vajza, e quajtur Mariana, mund të jetë shqiptare nga Kosova.

Videoja e këngës mbyllet me pamjen e një shqiponje që fluturon mbi det, një simbolikë e fortë që lidhet drejtpërdrejt me identitetin shqiptar.

Veprimet e tij vazhdojnë të ngjallin interes dhe krenari te fansat shqiptarë, të cilët e shohin reperin si një nga figurat ndërkombëtare që i ka dhënë zë dhe simbolikë kulturës shqiptare në skenën globale.