KreuCelebrity

Shikoi deklaratën e tij, Brikena shpërthen ndaj Mateos: “Mos e përmend më familjen time”!

Shikoi deklaratën e tij, Brikena shpërthen ndaj Mateos: “Mos e

Debati mes Brikenës dhe Mateos ka tërhequr vëmendje të madhe publike, pasi të dy kanë paraqitur versione të ndryshme mbi raportin e tyre dhe mënyrën se si kjo histori është ekspozuar publikisht. Situata ka sjellë tensione të forta, veçanërisht nga ana e Brikenës, e cila u shfaq dukshëm e revoltuar. Brikena theksoi se emri i saj dhe i familjes së saj po përdoren për lojë dhe strategji, gjë që ajo e konsideron të papranueshme. Sipas saj, Mateo ka premtuar se do ta mbyllte këtë histori, por ka vazhduar ta rikthejë në vëmendje duke dhënë detaje personale për përfitime në lojë.

“Ky ka thënë që do e mbyllë, po vazhdon dhe jep detaje e i përdor për lojë. Unë me Mateon s’do kem asgjë. Familjen time nuk e lejoj ta preke askush. Nëse ai përmend atë takim dhe jep detaje për lojë, do të thotë që po më përdor”, u shpreh ajo.

Brikena sqaroi se askush, përfshirë familjen e saj, nuk e pengon të marrë vendime personale, por mungesa e përputhjes ka bërë që raporti me Mateon të mos ketë vazhdimësi. Ajo theksoi se ka qenë gjithmonë e sinqertë me të vërtetën e saj, ndërsa pretendimet e Mateos për puthje i konsideroi të parëndësishme.

“E kam ditur që do t’i hapte detajet, kam pritur, dhe tani u vërtetua se donte t’i përdorte për lojë. Kurrë më mos e përmend familjen time — hera e parë dhe e fundit”, përfundoi ajo me tone të ashpra.

Vete Mateo reagoi duke sqaruar se qëllimi i tij ka qenë vetëm të qartësojë publikun dhe jo të krijojë polemika apo të përfitojë nga situata. 

“Sqarimi ishte për publikun, nuk kam ardhur këtu të vërtetoj, jam shprehur se kërkoj falje për personat që kam përmendur, nuk ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. As po cenoj, as po provokoj, as s’po e bëj ndonjëherë. Nëse do e bëja për lojë do i kisha shkuar nga pas. Kjo vajzë ka të drejtën e vet të reagojë si të dojë.”