KreuCelebrity

Dhimbje e madhe te Tirana, vajza e futbollistit ndërron jetë tragjikisht!

Dhimbje e madhe te Tirana, vajza e futbollistit ndërron jetë

Fansat e skuadrës së Tiranës, por dhe vetë klubi janë tronditur ditën e sotme nga një lajm mjaft i rëndë dhe i trishtë. Vajza e mesfushorit të bardhebluve, Fredi Alvarez, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, duke lënë familjen dhe klubin në një dhimbje të thellë.

Për shkak të kësaj humbjeje të madhe, ndeshja e javës së 21 të Superiores mes Tiranës dhe Flamurtarit, e cila ishte planifikuar për këtë të shtunë, është shtyrë për të dielën.

Klubi Tirana, Flamurtari dhe Federata Shqiptare e Futbollit, si dhe presidenti Armand Duka, kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.

Sipas informacionit të mbërritur, fëmija ka rënë nga një krevat rreth 1.5 metra i lartë. Ajo u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Burimet pranë ngjarjes thonë se vajza mund të ketë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Policia është në vendngjarje dhe po punon për të kuptuar me saktësi rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i klubit Tirana:
"Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe."

Tani, ndeshja që pritej këtë të shtunë do të luhet të dielën, ndërsa gjithë futbolli shqiptar qëndron pranë lojtarit dhe familjes së tij, duke ndarë dhimbjen e papërshkrueshme të një humbjeje të parakohshme dhe të dhimbshme.

Tags:

tirana