KreuCelebrity

Motra e Mateos reagon pas deklaratave të familjes së Brikenës, zbulon bisedën me vëllain!

Motra e Mateos reagon pas deklaratave të familjes së Brikenës,

Motra e Mateos ka reaguar pas deklaratave të familjarëve të Brikenës, të cilët akuzuan se ai ka cenuar privatësinë duke dhënë detaje gjatë spektaklit të së martës.

E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo tha se Mateo i kishte folur për Brikenën, por nuk e ka cilësuar si lidhje romantike.

“Historia u përket të dyve, dhe kanë të drejtë të dy nëse e flasin apo jo,” tha ajo.

Motra e Mateos shtoi se ai nuk i kishte dhënë shumë detaje, por kishte përmendur se kishte pasur diçka me vajzën. “Ata kanë të drejtën të bëjnë reagimet e tyre, por për aq kohë është histori që i përket të dyve, u përket të dyve ta flasin apo të mos e flasin. Mateo ‘primen’ e kaluar është ndjerë i detyruar të jepte disa detaje më shumë se po cilësohej si mashtrues. Janë të dy të rritur dhe e kanë situatën vetë në dorë,” tha ajo.

Sa i përket Brikenës, motra e Mateos tha se vëllai i saj mund të ketë zgjuar një pëlqim, por jo një ndjenjë të thellë: “Mua Brikena më duket sikur do ta shmangë, por edhe nuk e shmang. Mund të jetë zgjuar një pëlqim i vjetër, por nuk e them dot të jetë zgjuar një ndjenjë. Të dy ngacmohen herë pas here me buzëqeshje dhe ngacmime, por këtë e ka në dorë Brikena.”

Motra e konkurrentit shtoi gjithashtu se i dukej e padrejtë pjesëmarrja e Mateos në nominim: “Ai ishte një nominim në zarf të zi, Mateos nuk i takonte të ishte pjesë e atij nominimi, pavarësisht se e dija që nuk do dilte. Ka bërë gjënë më të mirë që zinxhirin e filloi me Brikenën sepse tregoi veten e mirë.”

Tags:

bbva