
Pas vizitës së saj dy ditore në Shqipëri, vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente nga ky udhëtim i saj.
Në disa postime në “Instastory”, shihen disa pamje nga bregdeti i Vlorës si dhe nga Zvërneci, ku ka plane investimi.
Një nga videot Ivanka Trump e shoqëron me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”.

Qëllimi i vizitës së vajzës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Vlorë ka lidhje me projektet e investimeve në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u bë investitor strategjik vitin e kaluar, pasi prezantoi një projekt turistik në ishullin e Sazanit, që përfshin një sipërfaqe prej 562 hektarësh.


