KreuCelebrity

Pas akuzave ndaj prindërve, Brooklyn Beckham “sfidon” familjen me foton e re në Instagram!

Pas akuzave ndaj prindërve, Brooklyn Beckham “sfidon” familjen

Brooklyn Beckham ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe fansave pas ndryshimit të fundit të fotos së profilit në Instagram, një veprim që duket se ka thelluar edhe më shumë përplasjet brenda familjes Beckham. Ky veprim vjen pak kohë pasi Brooklyn publikoi një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, ku akuzonte prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, për kontroll të tepruar dhe për ndikim negativ në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Në foton e re të profilit, Brooklyn shfaqet i fotografuar nga pas, duke zbuluar qafën dhe pjesën e pasme të kokës, ku bie në sy tatuazhi me sytë e Nicolës. Sipas raportimeve të The Sun, ky detaj është interpretuar nga familjarët si një mesazh simbolik, që sugjeron se Brooklyn “e sheh botën përmes syve të Nicolës”.

Pas akuzave ndaj prindërve, Brooklyn Beckham “sfidon” familjen

Tatuazhi përfshin gjithashtu edhe një letër që Nicola i kishte shkruar para martesës, ku ajo shpreh dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar ndaj tij, duke e forcuar më tej simbolikën e këtij veprimi. Një mik i afërt i Brooklyn-it e ka cilësuar ndryshimin si “të tepruar dhe pothuajse alarmues”, duke shtuar se ekspozimi publik i këtij përkushtimi ekstrem ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen emocionale dhe motivet e tij.

Ndërkohë, situata u ndërlikua edhe më shumë pasi vëllai i tij, Cruz Beckham, pëlqeu një video të Victoria Beckham duke kërcyer në dasmë, veprim që u interpretua nga disa si një qëndrim i heshtur në mbështetje të prindërve.

Kujtojmë se Brooklyn, 26 vjeç, në deklaratat e mëparshme kishte ngritur akuza të forta ndaj prindërve, duke u ndalur veçanërisht te momenti i vallëzimit të parë në dasmë, të cilin e përshkroi si të turpshëm dhe poshtërues për veten dhe Nicolën. Ndërkohë, mungesa e reagimeve apo urimeve publike nga pjesa tjetër e familjes kishte ushqyer prej kohësh dyshimet për marrëdhënie të ftohta mes tyre.