Në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur për herë të parë puthja e këtij edicioni, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, të cilat më pas u shoqëruan edhe me përqafime, duke ngritur dyshime për një afrimitet më të madh mes tyre.
Të dy banorët janë fytyra të njohura për publikun, pasi më parë kanë qenë pjesë e programit “Për’Puthen” në Top Channel. Keijsi ka qenë në një lidhje me Stelinën, por çifti u nda, ndërsa sipas deklaratave të kësaj të fundit, shkak për ndarjen ishte pikërisht Ina.
Megjithëse gjatë ditëve të para në shtëpinë më të famshme në vend Ina dhe Keijsi janë shfaqur si shokë shumë të mirë, puthja e ndodhur së fundmi duket se ka tejkaluar kufijtë e thjeshtë të shoqërisë, duke hapur një kapitull të ri në raportin e tyre.
Ndërkohë, Ina dhe Keijsi ndodhen aktualisht në televotim së bashku me Mirin, Selin dhe Lornën, çka e bën situatën edhe më të tensionuar dhe interesante për publikun.
View this post on Instagram
