KreuCelebrity

"Një këngëtare dhe një gazetar sporti" zbuloni dy hyrjet e reja në Big Brother!

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 është trazuar mbrëmjen e kaluar nga dy hyrje të reja, të cilat pritet t’i japin një tjetër dinamikë lojës dhe marrëdhënieve mes banorëve.

Banorja e parë që iu bashkua garës është këngëtarja e njohur Krusita. Me hyrjen e saj, Krusita bëhet zyrtarisht pjesë e garës për çmimin e madh, duke sjellë jo vetëm famën dhe eksperiencën e saj artistike, por edhe pritshmëri të larta për energji, emocione dhe surpriza brenda shtëpisë. Hyrja e saj u prit me interes nga banorët, të cilët u shfaqën kuriozë për të njohur më nga afër anën e saj personale dhe strategjinë që do të ndjekë në lojë.

"Një këngëtare dhe një gazetar sporti" zbuloni dy

Pak më vonë, shtëpisë iu bashkua edhe Rogerti, një gazetar i njohur sportiv, i cili vjen nga një profil krejt ndryshe. Gjatë prezantimit të tij, Rogerti u shpreh se hyn në Big Brother me një mision të veçantë

“Tani po vjen njeriu që do i japë pak dashuri shtëpisë”, deklaratë që ngjalli buzëqeshje dhe reagime të menjëhershme nga banorët e tjerë.

"Një këngëtare dhe një gazetar sporti" zbuloni dy

Me dy hyrje kaq të ndryshme në karakter dhe background, publiku pret që ditët në vijim të shoqërohen me aleanca të reja, debate, emocione dhe surpriza, duke e bërë garën edhe më interesante. Big Brother VIP Albania 5 vazhdon kështu të mbajë gjallë vëmendjen e shikuesve, ndërsa loja hyn në një fazë edhe më të fortë.