KreuCelebrity

Belen Rodriguez me 39, fajëson vaksinën: Nis debat i ashpër me mjekun!

Belen Rodriguez me 39, fajëson vaksinën: Nis debat i ashpër me

Belen Rodriguez është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për jetën sentimentale apo projektet televizive, por për një deklaratë që ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale dhe në media.

Showgirl-i argjentinase ka treguar se ka kaluar disa ditë të vështira për shkak të një gjendjeje shëndetësore, duke qëndruar në shtrat me temperaturë të lartë deri në 39 gradë dhe kollë të fortë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se tashmë ndihet më mirë, por shtoi se shumë nga miqtë e saj po përjetojnë simptoma të ngjashme.

Deklarata që nxiti reagime të shumta ishte fraza:
“Pas vaksinës jemi të gjithë pak a shumë kështu.”

Edhe pse Belen nuk specifikoi se për cilën vaksinë bëhej fjalë, komenti u interpretua nga shumëkush si një lidhje mes vaksinimit dhe gjendjes së saj shëndetësore, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të infektologut të njohur italian, Matteo Bassetti.

Mjeku reagoi ashpër përmes rrjeteve sociale, duke deklaruar se Belen duhet të kufizohet në rolin e saj si showgirl dhe të mos flasë për çështje shkencore apo shëndetësore. Ai theksoi se nuk është e drejtë të lidhen simptomat e gripit apo një gjendje e keqe shëndetësore me vaksinën kundër Covid-19 të bërë vite më parë, pasi sipas tij, deklarata të tilla krijojnë konfuzion tek publiku.