KreuCelebrity

"Më ka bllokuar çdo rrugë komunikimi", Fifi flet për Florin: Nuk e di si është...

 

Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç e njohim ndryshe me emrin Fifi, ka folur së fundmi për një prej miqve të saj, këngëtarin e Flori Mumajesi, i cili prej disa vitesh tashmë është larguar nga skena.

Në një intervistë për Grida Dumën, ajo është shprehur se nuk ka asnjë informacion lidhur me të, se si është apo se ku ndodhet, pasi ai i ka bllokuar komunikimin, duke lënë të kuptohet që miqësia e tyre është përçarë.

Fifi tha se ka tentuar të flasë me të, por përgjigjet që ka marrë nuk i kanë pëlqyer, ose kanë dalë jo të vërteta.

“Unë nuk e di, as çfarë bën Flori, as si është Flori, nuk kam informacion. Kam pyetur, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqyer, ca përgjigje të tjera më kanë lënë kështu si neutral, por unë pa fol me të, nuk i besoj asnjërit. Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta dhe dalin të mos kenë qenë ashtu”, tha Fifi.

Ndër të tjera, ajo tha se pavarësisht të gjithave, Flori Mumajesi do të jetë përjetësisht muza e saj artistike.