Selena Gomez ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një selfie ku shfaqet pa grim, duke vënë në pah bukurinë e saj natyrale. Pamja e thjeshtë dhe autentike u prit me reagime pozitive nga fansat.
Edhe pse prej vitesh është në qendër të vëmendjes, këngëtarja vazhdon të befasojë me freskinë dhe formën e saj, duke dëshmuar se koha nuk ka ndikuar aspak në sharmin e saj.
E veshur me një kanotierë të bardhë dhe me një buzëqeshje të ëmbël, Selena përcolli pozitivitet dhe energji të mirë, duke fituar edhe një herë zemrat e ndjekësve të saj.


