KreuCelebrity

Pamje e pazakontë në BBVA: Banorët me të zeza, Ledioni tregon arsyen!

Pamje e pazakontë në BBVA: Banorët me të zeza, Ledioni

Prime-i i Big Brother VIP Albania nisi me tensione dhe, teksa Ledion Liço po përshëndeste banorët, vuri re një detaj të pazakontë që i bashkonte pothuajse të gjithë. Thuajse të gjithë banorët ishin shfaqur të veshur me të zeza.

Sipas sqarimit të bërë gjatë spektaklit, kjo zgjedhje lidhet drejtpërdrejt me zarfin e zi që ka mbërritur së fundmi në shtëpi, duke ngritur dyshime dhe tension mes banorëve.

Mbrëmja pritet të jetë e ngarkuar me zhvillime të forta, pasi përveç zarfit të zi, publiku do të ndjekë edhe një rrëfim rrëqethës, si dhe një ballafaqim të shumëpritur që pritet të trazojë sërish shtëpinë e BBVA.