KreuCelebrity

Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Më shpesh i zë ti meshkujt aty, se sa më zë gjumi mua!

Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Më shpesh i zë ti meshkujt

Debatet në Big Brother VIP Kosova morën një kthesë të fortë pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes opinionistes Leonora Jakupi dhe Dolces. Këngëtarja dhe opinionistja nuk i kurseu kritikat, duke e vendosur Dolcen në qendër të vëmendjes gjatë diskutimeve në studio.

Shkak për reagimin e ashpër u bë situata e krijuar mes Limit, Dolces dhe Albës, e cila po kalonte një gjendje të rënduar emocionale pas afrimit të dyshes para syve të saj. Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë ndjeshmërie dhe empatie, duke theksuar se në një ambient të mbyllur si ai i shtëpisë, përgjegjësia emocionale ndaj të tjerëve është thelbësore.

Por reagimi i opinionistes nuk u ndal vetëm te kritikat morale. Me tone ironike dhe të forta, Leonora Jakupi lëshoi një deklaratë që ndezi menjëherë situatën:
“Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh sesa më zë mua gjumi.”

Kjo frazë u prit me reagim të menjëhershëm nga Dolce, e cila e cilësoi deklaratën fyese dhe të papranueshme, sidomos duke ardhur nga një opinioniste. Ajo u shpreh se nuk është e drejtë të gjykohet në këtë formë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses në spektakël.

Përplasja nxiti diskutime të forta brenda shtëpisë dhe jashtë saj, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të javës në BBVK 4.