Mbrëmjen e 12 janarit, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë pamje nga dasma e këngëtarit Blero me partneren e tij, Eronita. Çifti kurorëzoi lidhjen në një ceremoni festive me shumë të ftuar, por ngjarja nuk kaloi pa komente nga publiku.
Kjo është martesa e tretë për Bleron, pas lidhjeve të mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka vajzën Tarën – e pranishme edhe në dasmë – si dhe me Afrona Dikën. Ndryshe nga partneret e mëparshme, Eronita nuk është figurë publike dhe deri tani ka qëndruar larg vëmendjes mediatike.
Pas publikimit të pamjeve, rrjetet sociale u mbushën me reagime të shumta, ku disa ndjekës ironizuan historinë sentimentale të këngëtarit me komente si: “Shpresoj të jetë hera e fundit”, “Nuk lodhet kurrë duke u martuar” apo “Martesa dhe ndarja i janë bërë rutinë”.
Blero nuk ka zgjedhur të heshtë ndaj këtyre reagimeve dhe ka kthyer një përgjigje indirekte përmes një postimi në Instagram. Në një foto ku shfaqet duke kërcyer në dasmë, ai shkruan:
“A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!” ( duke nënkuptuar s`më bëhet vonë aspak)!
Me këtë reagim, këngëtari duket se ka preferuar ta marrë situatën me humor, dukeu fokusuar te momenti dhe gëzimi personal.


