KreuCelebrity

Aktorja e njohur turke habit me deklaratën: Kam frikë nga vdekja, nuk vizitoj dot varrezat…

Aktorja e njohur turke habit me deklaratën: Kam frikë nga vdekja, nuk

E njohur për rolet e saj ikonike në seriale të famshme si Aşk-ı Memnu dhe Muhteşem Yüzyıl, aktorja legjendare turke Nebahat Çehre ka bërë një rrëfim të ndjerë për një nga frikërat më të mëdha të jetës së saj. Gjatë një paraqitjeje në një program televiziv, 81-vjeçarja pranoi hapur se vdekja është një frikë që nuk ka mundur kurrë ta kapërcejë.

“Kam frikë nga vdekja. Nuk e di pse, por nuk arrij ta mposht këtë ndjesi. Nuk mund të shkoj as në varreza,” u shpreh ajo me sinqeritet.

Megjithatë, pavarësisht kësaj frike të thellë, Nebahat Çehre ka treguar maturi dhe përgjegjësi për të ardhmen. Ajo zbuloi se rreth dhjetë vite më parë ka përgatitur testamentin e saj, me qëllimin që të mos lërë pas asnjë paqartësi apo vështirësi për njerëzit e saj të afërt.

Nebahat Çehre mbetet një nga figurat më të respektuara dhe më të dashura të artit dhe kinemasë turke, jo vetëm për karrierën e gjatë dhe të suksesshme, por edhe për sinqeritetin dhe humanitetin që ajo vazhdon të tregojë edhe sot.