KreuCelebrity

Joz Markun nuk e pranojnë në Kosovë, shoqëruesi i tij përleshet me recepsionistin e hotelit!

Joz Markun nuk e pranojnë në Kosovë, shoqëruesi i tij

Emri i këngëtarit Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është përmendur në një incident të ndodhur në Gjilan, ku raportohet se një nga shoqëruesit e tij është përfshirë në një përleshje fizike me recepsionistin e një hoteli.

Sipas mediave kosovare, këngëtari kishte shkuar në hotel së bashku me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa vajza, me qëllim sigurimin e dhomave. Për shkak të mungesës së dhomave të lira, situata ka agravuar, duke përfunduar në konflikt fizik mes Gashit dhe recepsionistit, ku thuhet se janë rrëzuar edhe disa sende brenda ambientit.

Raportohet se vetë Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në incident. Në momentin e përleshjes, ai dyshohet se ka qenë jashtë hotelit, në veturë, së bashku me dy shoqërueset femra.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se Jozi u bë i njohur për publikun e gjerë gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania”, ku në fund të rrugëtimit u përfshi në një incident tjetër, pasi goditi me shuplakë këngëtarin Gjesti.