Ish-banori Ilir Vrenozi vendosi papritur të ndërpresë garën në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Big Brother VIP 5, duke hequr dorë nga çmimi i madh për arsye shëndetësore. Vendimi i tij ka tronditur dinamikat e shtëpisë, ndërsa televotimi i planifikuar për të shtunën është anuluar. Menjëherë pas largimit, Vrenozi ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi lojën e tij dhe të banorëve të tjerë. Ai foli me sinqeritet për marrëdhëniet në shtëpi:
Njeriu më i vërtetë: Stenaldo
Më fals: Angelo
Më qaramani / i përkëdheluri / negativi: Kristi
Për miqësinë me Senon, Vrenozi shprehet se: “Po, të gjithë. Senon po e po, nuk diskutohet.”
Iliri shpjegoi se vendimi për largim erdhi pas ndjesive të forta emocionale dhe shqetësimeve për shëndetin e tij. Në momentin e largimit, ai shpërtheu në lot, duke treguar lidhjen e thellë që kishte krijuar me banorët brenda shtëpisë.
Në televotim ishin Iliri, Agelo, Keijsi dhe Greta, por largimi i Ilirit e ka bërë të pavlefshëm këtë proces, duke ndryshuar rrjedhën e lojës në Big Brother VIP 5.

