
Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte një nga momentet më emocionuese të këtij sezonit, teksa banori Stenaldo hapi zemrën dhe rrëfeu për publikun historinë e tij të jetës.
Mes lotësh dhe emocioneve, ai ndau plagët e thella që e shoqërojnë që nga fëmijëria: humbjen tragjike të babait, betejën me humbjen e shikimit dhe sakrificat e jashtëzakonshme të nënës së tij, e cila ka qëndruar gjithmonë shtylla kryesore e jetës së tij dhe motivi që e shtyu të hynte në këtë rrugëtim.
"Unë kam lindur në Lushnje në 28 maj të 1997. Kam lindur në një qytet ku nuk kam jetuar kurrë, hiq muajin e parë të jetës time, derisa im atë në qershor të po atij viti ndërroi jetë, I vrarë në një mënyrë të poshtër në atë vit të poshtër për të gjithë shqiptarët që na ka bërë të humbasim më shumë se çdo herë në historinë tonë të brishtë. U vra nga dikush mbasi atij i dha një përqafim dhe i ktheu kurrizin për të vazhduar rrugën e tij. Dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë që në këtë botë të gjithë trimat vriten nga frikacakët. Kur njeriu rritet me një humbje të tillë nuk ka me asnjë moment dramatik në jetën e tij, nuk ka një moment kur ti e mëson, ti thjesht e di që ndryshe nga fëmijët e tjerë babai jot nuk është aty. Ajo që dikush mund ta quajë dramë, humbjen e shikimit, është prapë një përjetim, që I bie për pjesë mamasë dhe familjes nga të dyja anët, si nga ana e nënës ashtu dhe e babait, Sokolit, sepse shikimi më humb relativisht shumë shpejt."
Ai tregoi gjithashtu sfidat e hershme të jetës, duke përfshirë ardhjen në Tiranë për të studiuar në një shkollë të veçantë për të verbrit, ku mësoi të lexojë dhe të shkruajë në një mënyrë specifike. Përtej edukimit, Stenaldo foli për marrëdhënien e fortë dhe mbështetjen e nënës së tij, e cila ka qëndruar gjithmonë pranë tij, duke e ndihmuar të përballojë çdo vështirësi.
-
-
Kush janë dy banorët e rinj që u bënë pjesë e Big Brother?
14 Janar, 09:31


