KreuCelebrity

“Magjia e zezë” e Bias, përse Alba mendoi se e kishte për të!

“Magjia e zezë” e Bias, përse Alba mendoi se e kishte

Në spektaklin e së hënës u transmetua një klip ku shfaqeshin disa veprime të Bia Khalifës, të cilat u interpretuan nga banorët si rituale apo elemente që lidhen me magjinë e zezë, jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”.

Pamjet shkaktuan habi dhe reagime të forta mes konkurrentëve, ndërsa vetë Bia reagoi menjëherë, duke sqaruar se gjithçka ishte bërë në formë shakaje dhe se situata ishte keqkuptuar.

“Ne vijmë nga një familje shumë religjioze. Që e vogël jam mësuar të besoj te Zoti. Besimi është shumë i rëndësishëm për mua dhe kjo është një keqinterpretim”, u shpreh ajo.

Megjithatë, sqarimi i saj nuk i bindi plotësisht banorët e tjerë, të cilët shprehën pakënaqësi dhe theksuan se nuk është hera e parë që Bia përfshihet në veprime të ngjashme, duke ngritur dyshime dhe shqetësime brenda shtëpisë.

Ndërkohë, Alba u shfaq dukshëm e tronditur gjatë transmetimit të klipit, pasi në pamje Bia ndodhej pranë shtratit të saj, çka e bëri situatën edhe më të ndjeshme dhe të diskutueshme.