KreuCelebrity

Mes Dolces dhe Limit ndodhi puthja e parë, Alba e “dëshpëruar”: Ose me Limin, ose…

Mes Dolces dhe Limit ndodhi puthja e parë, Alba e

Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit ka tërhequr vëmendjen gjatë dy ditëve të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother”, duke nxitur menjëherë komente dhe spekulime nga publiku.

Dyshja janë parë vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer bashkë dhe duke shkëmbyer biseda të afërta, çka ka bërë që raporti i tyre të komentohet gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Momenti që i vuri vulën këtyre afrimeve ishte pas spektaklit të së hënës, kur Dolce dhe Limi u panë duke shkëmbyer një puthje në buzë, pamje që u përhapën me shpejtësi në rrjet.

Situata ka ngjallur edhe më shumë interes për faktin se Limi është futur vetëm prej pak ditësh në shtëpinë më të famshme. Ai njihet gjithashtu si ish-partneri i Alba Pollozhanit, për të cilën ka deklaruar se lidhja e tyre ka përfunduar prej muajsh.

Alba sakaq e ka bërë të qartë se zemra e saj i përket vetëm një personi: Limit. Ajo është shprehur kategorike se nuk ka interes për asnjë mashkull tjetër brenda shtëpisë, duke e cilësuar lidhjen me Limin si të vetmen dhe të pazëvendësueshme.

“Vetëm një dashuri kam në jetë dhe ai është Limi. Nuk dua të njoh asnjë mashkull tjetër. Nëse jo me Limin, atëherë më mirë të jem vetëm sesa me dikë që nuk e dua”, deklaroi Alba me vendosmëri.

Kjo deklaratë e fortë solli menjëherë reagimin e Labit, i cili u përpoq ta bindte se jeta është e gjatë dhe se nuk duhet të mbyllë dyert për të ardhmen.

“Nuk është e drejtë ajo që po thua. Jeta vazhdon dhe ti mund të gjesh dikë tjetër”, iu drejtua ai.