Një përplasje e fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpi mes Alba Pollozhanit dhe Ludo Lee-së, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes tyre.
Gjatë debatit, Ludo i është drejtuar Albës duke deklaruar se në fillim ajo ka pasur pëlqim romantik për të dhe madje ka qenë e dashuruar. “Dy javët e para po. Ke qenë e dashuruar me mua”, tha ai.
Këto fjalë kanë shkaktuar menjëherë reagimin e ashpër të Albës, e cila i mohoi kategorikisht pretendimet dhe e akuzoi Ludon për keqpërdorim të situatës. “Si paskam pasur pëlqim romantik për ty? Si ma keqpërdor situatën këtu. Është çnjerëzore. Kurrë mos më fol më”, iu drejtua ajo me tone të forta.
Nga ana tjetër, Ludo nuk u tërhoq, duke shtuar se pëlqimi që Alba ka pasur ndaj tij ka qenë më i butë krahasuar me ndjenjat që ajo ka shfaqur për Lim Hotin. “Iluzioni që ka pasur ndaj meje ka qenë më i butë sesa ai ndaj Limit”, tha stilisti.
Kjo deklaratë e fundit e tensionoi edhe më shumë Albën, duke qenë se pëlqimi i saj për Lim Hotin, i cili gjithashtu ndodhet në shtëpi, ka qenë i dukshëm. Përplasja mes tyre ka hapur debate të reja mes banorëve dhe pritet të ndikojë në dinamikat e lojës në vijim.


