KreuCelebrity

Lista e çmimeve fituese të Golden Globes 2026

Lista e çmimeve fituese të Golden Globes 2026

Los Angeles u mbush me glamur dhe klas Hollywoodi në edicionin e 2026 të Golden Globe Awards, ku u shpërndanë çmimet për film dhe televizion mbi punën më të mirë të vitit të kaluar.

Në kategoritë e filmit, “Hamnet” fitoi çmimin për Filmin më të mirë dramatik, ndërsa “One Battle After Another” u shpall fitues si Filmi më i mirë muzikor ose komedi. Për filmin më të mirë jo-anglisht, triumfoi “The Secret Agent”, ndërsa në animacion, “KPop Demon Hunters” mori çmimin kryesor.

Në kategoritë e aktorëve, Jessie Buckley u shpall Aktorja më e mirë dramatike për “Hamnet”, ndërsa Wagner Moura fitoi çmimin për Aktorin më të mirë dramatik me rolin e tij në “The Secret Agent”. Në komedi/muzikë, Rose Byrne dhe Timothée Chalamet u shpallën fitues për rolet e tyre përkatësisht në “If I Had Legs I’d Kick You” dhe “Marty Supreme”.

Në kategoritë e roleve dytësore, Teyana Taylor dhe Stellan Skarsgård u shpallën Aktorja dhe Aktori më i mirë dytësor në film. Çmimi për Arritjen kinematografike dhe në box office shkoi për “Sinners”, ndërsa Paul Thomas Anderson mori dy çmime kryesore si regjisor dhe skenarist për “One Battle After Another”.

Për muzikën origjinale, çmimet shkoi për KPop Demon Hunters dhe për orkestrimin më të mirë, fitues u shpall Ludwig Göransson me “Sinners”.

Në televizion, “The Pitt” fitoi çmimin për serinë më të mirë dramatike, ndërsa “The Studio” u shpall seria më e mirë komedi/muzikë.

Adolescence e Netflix vazhdoi të triumfonte si Seria më e mirë e kufizuar, ndërsa Rhea Seehorn dhe Noah Wyle u shpallën aktorja dhe aktori më të mirë dramatik në TV. Në komedi/muzikë, çmimet për aktorët kryesorë shkuan për Jean Smart dhe Seth Rogen, ndërsa në seritë e kufizuara, Michelle Williams dhe Stephen Graham u shpallën fitues për rolet kryesore.

Në kategoritë dytësore në televizion, Erin Doherty dhe Owen Cooper u shpallën aktorët më të mirë dytësor. Për performancë në stand-up komedi, Ricky Gervais fitoi me shfaqjen “Mortality”.

Një risi këtë vit ishte edhe çmimi për podcast, ku fituese u shpall “Good Hang with Amy Poehler”, duke lënë pas disa emra të njohur si “Armchair Expert with Dax Shepard” dhe “Call Her Daddy”.

Golden Globes 2026 shërbeu si një panoramë e plotë e ekselencës në film, televizion dhe media digjitale, duke nxjerrë në pah talentet më të mira dhe projektet më të spikatura të vitit.