KreuCelebrity

U arrestua për trafik droge, lihet i lirë ylli i ekranit Can Yaman!

U arrestua për trafik droge, lihet i lirë ylli i ekranit Can Yaman!

Aktori i njohur turk Can Yaman është lënë i lirë, pasi ishte arrestuar në Turqi në kuadër të një hetimi të gjerë për trafikim dhe konsumim droge, që përfshinte personazhe të famshëm, gazetarë dhe figura VIP në Stamboll.

Lajmi është raportuar nga mediat turke dhe është cituar edhe nga “Corriere della Sera”. Yaman, i cili gëzon popullaritet të madh edhe në Itali për rolin e Sandokanit dhe seriale të suksesshme televizive, u arrestua gjatë natës së bashku me gjashtë persona të tjerë, mes tyre edhe aktorja Selen Gorguzel, gjatë një operacioni policor që përfshiu bastisje në nëntë klube nate në Stamboll.

Hetimi u drejtua nga Byroja për Luftën kundër Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Si pjesë e procedurave, Yaman dhe të arrestuarit e tjerë, përfshirë pronarë dhe menaxherë klubesh, u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për testime lidhur me përdorimin e mundshëm të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, hetimi kishte qenë në zhvillim prej javësh dhe kishte çuar tashmë në identifikimin e mbi 20 personazheve VIP, figura publike dhe gazetarë, të cilët ishin vënë nën vëzhgim si pjesë e të njëjtës çështje.