Oriola Marashi po përjeton një eksperiencë të veçantë në X Factor Kids ku udhëheq kategorinë “Kids” duke u kthyer simbolikisht në “mamanë” e katër vajzave të vogla të spektaklit. Modelja dhe moderatorja shprehet shumë e lumtur dhe krenare për këtë rol, sidomos për faktin që të katërt konkurrentet janë vajza.
Gjatë një bisede me Alketa Vejsiun, Oriola nuk e fshehu entuziazmin:
“Jam vërtet krenare që kam 4 vajza të mrekullueshme!”, u shpreh ajo, duke shtuar se secila prej tyre është e veçantë në mënyrën e vet.
E pyetur se si ndihet si “mama” e katër vajzave, Oriola tha se mendon se mund t’i përballojë me dashuri dhe përkushtim, por me humor shtoi se nuk do të ishte kundër edhe një djali. “Edhe një çun duhet”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se numri ideal do të ishte pesë fëmijë.
Biseda u shoqërua edhe me reflektime mbi nënat e dikurshme, të cilat kanë rritur familje shumë të mëdha. “Heroina të vërteta”, i quajti Alketa, një mendim që u mbështet edhe nga Oriola.
Në fund, e pyetur nëse ka plane për të pasur fëmijë në jetën reale, Oriola u përgjigj me sinqeritet dhe humor:
“Të shpresojmë! Dëshira është e madhe, por duhet lënda e parë!”
Një deklaratë që tregoi edhe një herë anën e saj të çiltër dhe spontane, duke e bërë publikun ta shohë Oriola Marashin jo vetëm si figurë publike, por edhe si një grua me ëndrra dhe dëshira shumë njerëzore.
