KreuCelebrity

"Hajde more ti gangsteri i Komunës së Parisit": Kristi futi në sherr Kejsin dhe Stelinën?!

"Hajde more ti gangsteri i Komunës së Parisit": Kristi futi

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Stelinës dhe Keijsit pas darkës sqaruese që zhvilluan mbrëmjen e djeshme. Shkak i përplasjes është bërë Kristi, i cili u kthye në “mollën e sherrit” pasi ndërhyri gjatë darkës së banorëve.

Kristi i tha Stelinës se kishte rënë shumë poshtë duke u marrë me Keijsin, një deklaratë që tensionoi menjëherë situatën. Kjo ndërhyrje nuk u prit aspak mirë nga Keijsi, i cili reagoi ashpër, duke e akuzuar Stelinën për mungesë respekti.

Sipas tij, në atë moment ajo ishte në darkë me të dhe nuk duhej t’i jepte të drejtë Kristit apo të lejonte komente që e zhvlerësonin. Debati mes tyre u ashpërsua, duke sjellë një tjetër përplasje të fortë mes dy banorëve.

Keijsi:

Ti nxjerrë vrerë nga goja.

Stelina:

Siç je edhe ti.

Keijsi: I jep të drejtë Kristit, atij vorraxhiut, dordolecit. Ka shpëtu mirë ai dordoleci dje se nuk e di se çfarë mund t’i kisha bërë.

Stelina:

Hajde more ti gangsteri i Komunës së Parisit.

Keijsi:

Po ik se nuk do rraf unë atë zorraxhiun.