KreuCelebrity

Arjola Demiri shpërthen ndaj Mateos: Vëmendjen në Big e more vetëm nga Brikena!

Aktorja Arjola Demiri, e njohur për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP Albania 1, ka reaguar publikisht ndaj konkurrentit të edicionit të pestë të spektaklit, Mateo Borri, pas deklaratave të tij të vazhdueshme që përfshijnë Brikenën.

Përmes një InstaStory, Arjola ka publikuar një video ku Mateo flet sërish për marrëdhënien e tij me Brikenën, duke pretenduar se mes tyre ka ekzistuar një njohje edhe jashtë shtëpisë së BBVA-së. Ky rikthim i temës duket se ka qenë shkaku kryesor i reagimit të fortë të aktores.

Në mesazhin e saj, Arjola shprehet se Mateo ka arritur të marrë vëmendje në këtë edicion vetëm falë përfshirjes së emrit të Brikenës, duke nënvizuar se pa këtë raport, prania e tij në shtëpi do të kishte kaluar pa u vënë re. Ajo e kritikon për mënyrën se si, sipas saj, ka hedhur akuza në prime dhe më pas është tërhequr, duke u mbështetur te fjalët e të tjerëve.

Sipas Arjolës, rikthimi i vazhdueshëm te e njëjta histori është i panevojshëm dhe i konsumuar, ndërsa shton se Brikena nuk ka pse të reagojë më, pasi heshtja e saj është më e fortë se çdo deklaratë.

Arjola Demiri shpërthen ndaj Mateos: Vëmendjen në Big e more

Reagimi i aktores ka ndezur menjëherë rrjetin, duke rikthyer debatin mbi raportin Mateo–Brikena dhe duke shtuar tensionin në dinamikat e Big Brother VIP Albania 5.