KreuCelebrity

Pse nuk i tha të largohej nga krevati? Flet për herë të parë babai i Selin!

Një nga situatat më të komentuara në shtëpinë e 'Big Brother Vip 5" është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si "babë e bijë", banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është një burrë i martuar, por gjestet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që të gjithë të mendojnë se mes tyre po zhvillohen ndjenja.

Ditën e sotme babai i Selin ka qenë në një lidhje telefonike me Sidorela Gjonin në emisionin "Shqipëria Live". Nga ato çfarë ka shprehur babai i Selin duket shumë i axhituar me situatën dhe ka folur me fjalë ofenduase ndaj Mirit.

Përveç kësaj babai i Selin ka sqaruar edhe letrën që ka nisur javën e kaluar për të, ku është shprehur se vajza e tij nuk e ka kuptuar mesazhin dhe ka shpjeguar se përse i tha të mos largohej nga krevati.

Babai i Selin: Vajza ime nuk ka bërë asnjë krim për të ikur nga krevati dhe kam besim të plotë, vajza ime është burrnesh, nuk është futur për lekë pavarësisht halleve tona, TV është një dritare e madhe. Nuk e ka kuptuar, se ajo nuk e di se çfarë mendojmë ne jashtë, nuk ka kuptuar asgjë.