KreuCelebrity

Grosha ndihmon humbjen në peshë? Ekspertët: E nënvlerësuar, parandalon dhe shumë sëmundje!

Grosha ndihmon humbjen në peshë? Ekspertët: E


Fasulja, është e mirë për zemrën tënde, sa më shumë të hash, aq më shumë… do të ulësh kolesterolin, do të reduktosh presionin e gjakut dhe do të humbësh peshë: Në këtë përfundim dalin ekspertët britanikë, të cilët këmbëngulin se vetitë e groshës janë shumë të mëdha nga sa mendohet, dhe se vetë ky ushqim është sot, i nënvlerësuar.
Studimet e fundit kanë treguar se përfshirja e fasuleve në dietën tuaj mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, të mbrojë kundër kancerit të zorrës së trashë e madje të ndihmojë edhe për dobësimin.

Në fakt, kërkimet kanë provuar që njerëzit që konsumojnë rregullisht fasulje kanë një peshë trupore më të ulët dhe bel më të mbledhur se ata që nuk hanë. Ata gjithashtu kanë tendencë të kenë presion të ulët të gjakut. Dhe këto përfitime duken sekontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Njerëzit që jetojnë në ato që quhen Zonat Blu—zona nëpër botë me numrin më të lartë të njerëzve mbi 100 vjeç—zakonisht hanë rreth një filxhan fasule çdo ditë. Duket se autoritetet shëndetësore në Britani tani po i kushtojnë vëmendje të shtuar fasuleve. Kuzhinierët e famshëm Jamie Oliver, Hugh Fearnley-Ëhittingstall dhe Tom Kerridge kanë mbështetur një fushatë kombëtare të re që ka për qëllim të bindë britanikët të hanë më shumë fasule, bishtaja dhe legume.

I quajtur "Bang In Some Beans", ky projekt ka për qëllim të dyfishojë konsumin e fasuleve në Britani deri në vitin 2028.  Aktualisht, dy të tretat e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar hanë më pak se një porcioni fasule në javë. Fasulet janë të mbushura me fibra të tretshme dhe të patretshme—të cilat punojnë së bashku për të përmirësuar shëndetin e tretjes dhe mund të ndihmojnë madje në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Për pasojë, një mori kërkimesh lidhin konsumimin e tyre me një zemër më të shëndetshme. Dietat e pasura me fasule mund të ulin po ashtu ndjeshëm kolesterolin e ashtuquajtur "të keq". Pikërisht, përmbajtja e lartë e fibrave të fasuleve është gjithashtu arsyeja pse ato janë të njohura për shkaktimin e gazit ose fryrjes.