KreuCelebrity

Afërsia me Selin, bashkëshortja gjermane e Mirit “i vë vulën” me reagimin publik!

 

Afërsia me Selin, bashkëshortja gjermane e Mirit “i vë

Bashkëshortja e Mirit nga Big Brother VIP ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me pjesëmarrjen e tij në spektakël dhe komentet që kanë qarkulluar mbi sjelljen e tij brenda shtëpisë.

Rabea Shahini Wolk, bashkëshortja gjermane e Mirit, ka zgjedhur t’i dalë hapur në mbrojtje partnerit të saj, duke theksuar se në martesën e tyre nuk ka vend për xhelozi. Përmes një mesazhi mbështetës, ajo ka shprehur besimin e plotë ndaj tij dhe vendimeve që ai merr gjatë lojës:

“Në çdo hap që bën, do jem me ty. Ti je më i forti i Big Brother-it. Të dua shumë, bashkëshorti im i jetës. Kam besim të plotë në çdo vendim që merr atje brenda. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë, sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty!”

Reagimi i saj vjen pas bujës së krijuar në rrjetet sociale për raportin e Mirit me Selin. Afërsia mes tyre ka ngjallur kritika të shumta nga ndjekësit e formatit, të cilët kanë vënë në pikëpyetje natyrën e këtij raporti.

Edhe pse Miri ka deklaruar vazhdimisht se Selinin e sheh si vajzën e tij dhe se mes tyre nuk ka asgjë përtej respektit dhe kujdesit, disa shprehje si “e dua” kanë nxitur dyshime dhe interpretime të ndryshme nga publiku.

Megjithatë, reagimi i bashkëshortes së tij duket se synon të qartësojë situatën dhe të mbyllë çdo hapësirë për keqkuptime, duke treguar se mbështetja dhe besimi mes tyre mbeten të palëkundura.

Afërsia me Selin, bashkëshortja gjermane e Mirit “i vë