Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, lojtarët vazhdojnë të përballen me situata surprizë dhe tensione që mbajnë gjallë dinamikën e programit. Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh vendosi të rikthejë përkohësisht banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi”, duke i bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë.
Megjithatë, rikthimi nuk ishte pa kufizime: banorët e “Akuariumit” mund të komunikonin vetëm mes tyre dhe çdo shkelje e rregullit do t’i rikthente menjëherë në izolim.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes u krijua mes Kristit, Mirit dhe Selinit. Për shkak të rregullit, Miri nuk mundi të fliste direkt me Selinin dhe e përdori Kristin si ndërmjetës për të transmetuar ndjenjat e tij:
“O Kristi, unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten, por është një gjë që ssss… vdiqa.”
Mesazhi u kuptua menjëherë: Selini iu afrua Kristit dhe e përqafoi, duke treguar se kishte marrë dhe kuptuar ndjenjat e Mirit. Ky komunikim indirekt u shndërrua në një moment të ngrohtë dhe emocional, duke treguar se, edhe brenda rregullave të rrepta të lojës, ndjenjat gjejnë gjithmonë rrugën e tyre.
View this post on Instagram
