KreuCelebrity

Ç`po ndodh me Albën? Nuk e mbajnë këmbët, rrëzohet për herë të tretë!

Ç`po ndodh me Albën? Nuk e mbajnë këmbët,

Duket se Alba po e ka gjithnjë e më të vështirë të qëndrojë në këmbë brenda shtëpisë së Big Brother Kosova. Banorja është rrëzuar sërish, këtë herë për të tretën herë, por ndryshe nga dy incidentet e mëparshme që kërkuan ndërhyrje dhe kontroll mjekësor, këtë herë gjithçka u kthye në një moment komik.

Ngjarja ndodhi teksa Alba po hynte në lavanderi, ku u pengua nga disa rroba të hedhura në dysheme. Ajo u ngrit menjëherë, buzëqeshi dhe vazhdoi aktivitetet e saj sikur asgjë të mos kishte ndodhur, duke e marrë situatën me shumë sportivitet.

Ç`po ndodh me Albën? Nuk e mbajnë këmbët,

Banorët e tjerë, të cilët duket se tashmë janë mësuar me “rrëzimet” e Albës, reaguan me të qeshura dhe komente ironike, duke e kthyer incidentin në një episod argëtues edhe për publikun. As këtë herë nuk munguan shakatë dhe “vlerësimet” për mënyrën se si ajo rrëzohet.

Edhe pse për disa mund të duket shqetësuese të shohësh tre rrëzime brenda një periudhe të shkurtër, Alba ka treguar se humori, qetësia dhe sportiviteti janë më të forta se çdo pengesë – apo rrëzim – brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.