KreuCelebrity

PANIK në BBVK: Momenti kur Alba Pollozhani rrëzohet papritur dhe humb ndjenjat!

PANIK në BBVK: Momenti kur Alba Pollozhani rrëzohet papritur dhe humb

Një tjetër incident shqetësues ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorja e njohur Alba Pollozhani ka përjetuar sërish një problem shëndetësor. Gjatë përgatitjeve për një sfidë së bashku me banoret Elijona dhe Hygerta, Alba është rrëzuar papritmas, duke humbur ndjenjat për disa çaste.

Pamjet e publikuara nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” dhe të shpërndara gjerësisht në rrjete sociale tregojnë momentin e alarmit, ku banorët e tjerë vrapojnë drejt saj për t’i dhënë ndihmën e parë. Situata ka shkaktuar shqetësim të madh brenda shtëpisë, ndërsa produksioni ka reaguar menjëherë.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen te gjendja shëndetësore e banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, duke ngritur shqetësime për ngarkesën fizike dhe emocionale të garës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram