KreuCelebrity

Mësohet arsyeja e vdekjes së babait të gazetares, Mira Kazhani!

Mësohet arsyeja e vdekjes së babait të gazetares, Mira Kazhani!

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta.

Lajmin ajo e ka konfirmuar përmes një postimi prekës në Instagram, ku ka publikuar një foto të të atit, të shoqëruar me fjalët: “Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përjetë. Babi im.”

Përmes postimeve në “story”, Mira ka ndarë gjithashtu detaje mbi ceremoninë e lamtumirës, duke informuar miqtë dhe të afërmit që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit. Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga demenca, një gjendje për të cilën gazetarja kishte folur më herët edhe në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”.

Në këtë libër, Mira Kazhani rrëfen hapur betejën e saj personale me kancerin e gjirit, si edhe sfidat familjare që e kanë shoqëruar ndër vite, duke ofruar një pasqyrë të ndershme mbi forcën, dhimbjen dhe përballjen me humbjet e mëdha të jetës.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Petrit Kazhanit ka prekur thellë ndjekësit e saj, të cilët kanë reaguar me mesazhe të shumta ngushëllimi dhe mbështetje.