Një ngjarje e rëndë ka tronditur industrinë e filmit në ditën e parë të vitit të ri. Victoria Jones, vajza 34-vjeçare e aktorit të njohur amerikan dhe fitues i çmimit “Oscar”, Tommy Lee Jones, është gjetur e vdekur në një hotel luksoz në San Francisko.
Sipas mediave amerikane, Victoria u shpall e vdekur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në katin e 14-të të hotelit “Fairmont”. Një njeri i hotelit ka qenë personi i parë që e ka gjetur të shtrirë në korridor, duke menduar fillimisht se mund të ishte në gjendje të dehur. Pas kësaj, janë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Hetimet mbi rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa lajmi ka tronditur ndjekësit dhe bashkëpunëtorët e industrisë së filmit.
