KreuCelebrity

George dhe Amal Clooney tërhiqen nga jeta "mondane", marrin shtetësinë franceze dhe zgjedhin fshatin për binjakët!

George dhe Amal Clooney tërhiqen nga jeta "mondane", marrin

George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, kanë hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tyre familjare, duke marrë zyrtarisht shtetësinë franceze së bashku me binjakët e tyre, Alexander dhe Ella. Për aktorin e njohur, ky vendim është më shumë një formalitet sesa një ndryshim i madh, pasi familja prej vitesh jeton në një fermë të qetë në zonat rurale të Francës.

Clooney ka treguar se jeta larg zhurmës së Hollywood-it është zgjedhje e ndërgjegjshme, sidomos për mirërritjen e fëmijëve. Duke kujtuar fëmijërinë e tij të kaluar në fshat, ai shprehet se ky ambient u ofron binjakëve një normalitet që rrallë mund ta gjesh në botën e famës. “Ata hanë në tryezë me të rriturit, mësojnë të jenë të përgjegjshëm dhe jetojnë një realitet shumë më të shëndetshëm, larg obsesionit të teknologjisë dhe ekranit,” ka thënë aktori.

Një tjetër arsye kyçe për këtë zgjedhje është privatësia. Clooney ka theksuar se Franca ofron një kulturë ku fama nuk adhurohet verbërisht, çka u jep fëmijëve mundësinë të rriten pa presionin e vazhdueshëm të paparacëve. “Këtu askush nuk i kushton rëndësi se kush je. Ata mund të kenë një jetë normale, dhe për mua kjo është gjëja më e çmuar,” u shpreh ai.

Aktori nënvizoi gjithashtu se disiplinimi dhe rutina janë pjesë e rëndësishme e jetës familjare në Evropë, një mënyrë për t’i mbajtur fëmijët me këmbë në tokë dhe larg vëmendjes së tepruar mediatike që shoqëron famën ndërkombëtare.