KreuCelebrity

Lajm jo i mirë për banorët e Big Brother VIP 5: humbasin shpërblimin e Babagjyshit

Lajm jo i mirë për banorët e Big Brother VIP 5: humbasin

Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka mbërritur një zarf i bardhë që solli një lajm jo të këndshëm për banorët. Ai zbuloi se ata kanë humbur sfidën e Babagjyshit, një aktivitet që kërkonte pjesëmarrjen e të gjithë banorëve për të fituar shpërblimin.

Vëllai i Madh vuri re se jo të gjithë morën pjesë në sfidë, dhe si rezultat, banorët humbën privilegjin e marrjes së mesazheve urimi nga familjarët për natën e ndërrimit të viteve.

Në zarfin e bardhë lexohej:

“Banorë, Vëllai i Madh iu dha mundësinë që të fitonit një shpërblim nëpërmjet sfidës së Babagjyshit. Sfida duhej të realizohej në grup, Vëllai i Madh ka vënë re se nuk jeni përfshirë të gjithë. Për këtë arsye, ju nuk e keni kaluar me sukses. Me humbjen e kësaj sfide, humbët mundësinë për të patur mesazhe urimi nga familjarët tuaj në natën e ndërrimit të viteve.”

Banorët u shprehën të zhgënjyer nga ky vendim, duke humbur një nga momentet më emocionuese dhe të pritura të sezonit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)