KreuCelebrity

Shokuese: Ndahet nga jeta banorja e Big Brother!

Shokuese: Ndahet nga jeta banorja e Big Brother!

Një lajm i dhimbshëm ka prekur komunitetin e ndjekësve të Big Brother në Shtetet e Bashkuara. Mickey Lee, një nga figurat më të spikatura të sezonit të 27-të të formatit, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pas komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga gripi.

Shokuese: Ndahet nga jeta banorja e Big Brother!

E njohur për natyrën e saj të hapur, energjinë pozitive dhe sinqeritetin që e karakterizonte, Mickey Lee u kthye në një nga personazhet më të dashura për publikun. Familja e saj, përmes një mesazhi prekës, e përshkroi si një shpirt të lirë që la gjurmë te të gjithë ata që e njohën: “Ajo do të kujtohet gjithmonë për gëzimin dhe dritën që u dhuroi njerëzve përreth.”

Humbja e saj ka prekur edhe shumë ish-banorë të Big Brother, të cilët kanë shprehur publikisht dhimbjen dhe solidaritetin me familjen. Bayleigh Pelham e cilësoi lajmin si tronditës, duke theksuar se Mickey pati mundësinë të jetonte një përvojë unike dhe të ndante energjinë e saj me botën: “Ishte e bukur, e sjellshme dhe plot dritë. Kjo humbje më dhemb shumë.”

Edhe Mecole Hayes reagoi me fjalë prekëse, duke e quajtur ndarjen e saj nga jeta një humbje të madhe, ndërsa Rachel Reilly dërgoi ngushëllimet e saj për familjen, duke shkruar: “Lutjet e mia janë me ju. Prehu në paqe, Mickey. Do të na mungosh.”