KreuCelebrity

BBVA, përfundon “muaji i mjaltit”: Plas keq mes Ilirit dhe Juxhinit!

 

BBVA, përfundon “muaji i mjaltit”: Plas keq mes Ilirit dhe

“Muaji i mjaltit” në Big Brother VIP Albania 5 ka zgjatur shumë pak. Shtëpia më e famshme në vend është tronditur pasditen e sotme nga një përplasje e fortë, ku protagonist absolut ka qenë Ilir Vrenozi.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën ishte prezantuar si figura e humorit, qetësisë dhe sportivitetit, ka surprizuar jo pak me një ndryshim të menjëhershëm sjelljeje, duke shfaqur një anë krejt tjetër të karakterit të tij.

Ai u përfshi në një debat të ashpër në ambientet e sallonit, që brenda pak minutash eskaloi në tension ekstrem, duke pasur si objektiv Juxhin Plovishtin, banorin më të ri të shtëpisë, i cili u bë pjesë e formatit vetëm mbrëmjen e djeshme.

Situata doli shpejt jashtë kontrollit, teksa përplasja verbale rrezikoi seriozisht të shndërrohej në konfrontim fizik. Vetëm ndërhyrja e menjëhershme e banorëve të tjerë shmangu përkeqësimin e mëtejshëm, pasi ata u detyruan ta mbajnë Ilirin me forcë, duke e penguar të afrohej drejt Juxhinit.

Kjo thyerje e rëndë e qetësisë në shtëpi dhe tentativa për përballje fizike pritet të ketë pasoja serioze. Tashmë, vëmendja e publikut është përqendruar te vendimi i “Vëllait të Madh”, ndërsa një zarf i zi për shkelje të rregullave themelore të lojës duket më i afërt se kurrë.

706964686E6F6E65 on X: "WTF #bbvipal #bbvipal5 #bbvipks4 https://t.co/bowaqqYQ3I" / X