KreuCelebrity

"Duhet të bësh kompromise...", Armand Duka këshillë Arbana Osmanit për karrierën!

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin.

Duka ka treguar si rrallëherë shumë për bashkëshorten, fëmijët dhe karrierën e tij. Teksa bisedonin, Arbana i kërkoi Armandos një këshillë për karrierën e saj.

Arbana: Nëse dua që karrierën time ta mbaj, çfarë këshille më jep?

Duka: Përkushtimi, puna dhe disiplina

Arbana: Duhen bërë kompromise?

Duka: Përgjithësisht jeta është kompromis edhe në familje do bësh kompromis edhe me fëmijët ndonjëherë do bësh kompromis, varet nëse kompromisi pastaj cënon gjënë kryesore, atëherë ky kompromis nuk bëhet.

Arbana: Çfarë nuk do të toleroje?

Duka: Në familje dihet se çfarë nuk tolerohet në kompomis. Ndërsa në institucion ato gjëra që cënon insitucionin, nëse ti bën kompromis për interesat e tua personale duke cënuar objektivin kryesor atëherë kjo nuk duhet bërë, as ta mendosh ta bësh.