Mbrëmja e 24 dhjetorit nuk ka qenë një natë feste për Luiz Ejlli, por një moment reflektimi dhe ndjeshmërie. Përmes një mesazhi emocional të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, artisti rrëfeu humbjen e babait, një mungesë që nuk zbehet me kalimin e kohës.
“5 vite pa babin, mungesa e tij s’plaket kurrë. Në çdo ditë Krishtlindjesh më mungon zëri i tij,” shkruan Luizi, duke treguar se kjo periudhë ka qenë veçanërisht e vështirë për zemrën.
Ai ndalet edhe te jeta personale, duke kujtuar tre vitet e fundit me partneren Kiaren. Nga kjo lidhje erdhi në jetë Luna, e cila, sipas tij, është drita që mposht çdo dhimbje dhe arsyeja pse shpresa nuk shuhet.
Një kapitull i rëndësishëm në jetën e tij mbetet edhe pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania, përvojë që i ndryshoi jetën, i dha forcë për të rritur, për të provuar vetveten dhe për t’u rindërtuar.
“Sonte kam lot, dashni, kujtime dhe falënderim. Nuk po festoj, po ndjej,” shprehet Luizi, duke mbyllur mesazhin me një urim të qetë për Krishtlindje: për ata që janë pranë dhe për ata që jetojnë përgjithmonë në zemër.

