Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë të “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!

Mbrëmjen e djeshme ka pasur disa hyrje te reja në shtëpie një ndër banorët ka sjellë shumë të qeshura në shtëpi. Juxhin Plovishti, aktori i njohur i spektaklit të humorit, "Portokalli", është tashmë banor i "BBV5". Hyrja e tij ishte ndryshe nga të tjerët, pasi kur të gjithë prisnin të bëhej pjesë e shtëpisë një gjyshe 75-vjeçare, shfaqet Juxhini në rolin e Gjyshes, një personazh i pëlqyer shumë në Portokalli.
Në klipin e tij, Juxhin u shpreh:
“Vendosa të hyj në Big Brother sepse çdo mundësi të madhe që më kanë sjellë në jetë jam munduar të pranojë. E konsiderojë si lojë, nuk dua të marrë gjë seriozisht. Jam i gatshëm që tani për një romancë”, u shpreh ai.

-
Cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5?
24 Dhjetor, 10:29 -


