KreuCelebrity

Çfarë i ka thënë Mirit para se të hynte në BBV 5? Flet Landi i “West Side Family”!

 

Ka nisur tashmë edicioni i pestë të “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!

Një nga banorët e këtij sezoni është edhe këngëtari i njohur, Amir Shahini, pjesë e grupit "West Side Family". I ftuar ditën e djeshme në Shqipëria Live", miku i tij Landi ka folur për hyrjen e tij në "BBV" dhe ka treguar edhe bisedën e tyre para para spektaklit. 

“Është momenti që Miri do të marrë atë që i takon, për veten, grupin, etj.

Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen. Sidomos me gocën. Ka një gjë shumë të mirë, nëse kjo gjë ecën, do ketë më shumë mundësia familja që të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen.

Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndeti yt mendor ka më shumë rëndësi, të tjerat…’. Kam bërë abonimin në Digitalb më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai.