Klodi është kthyer ne një ndër banorët me te perfolur te Big Brother Kosova. Më herët ai ka qenë në ‘Too hot to handel’, e madje i lidhur me një bukuroshe italiane. Ndërsa tani e shohim shumë të dhënë pas Londrimit dhe publiku i gjerë ka nisur të ‘eksplorojë’ pak të kaluarën e tij.
Disa imazhe të rralla po bëjnë xhiron e rrjetit në platformën TikTok, duke treguar se si dukej banori para shumë vitesh, shumë kohë përpara se të bëhej pjesë e ekranit.
Në videot që po marrin mijëra shikime, Klodi shfaqet pothuajse tjetër person. Me një stil krejt tjetër flokësh dhe tipare shumë më djaloshare, ndryshimi është aq i madh saqë shumë ndjekës kanë mbetur të habitur.
Reagimet e shumta ishin me pyetjen: “A është vërtet ky Klodi?” Komentet kanë qenë të pafundme, ku shumë fansa pyesin nëse do ta njihnin po ta shihnin në rrugë me atë pamje.


