KreuCelebrity

Luiz Ejlli ironizon Festivalin: thumb apo paralajmërim për rikthim?

Luiz Ejlli ka nxitur debat në rrjete sociale me një reagim ironik pas publikimit të votave të Festivalit të Këngës. Në një “story” në Instagram, këngëtari shkruan se “Shkodranëve duhet t’u ndalohet që të marrin pjesë në festival”, duke theksuar se Shkodra ka dominuar për dy vite radhazi.

Me një ton thumbues, ai shton se edhe vitin tjetër “me siguri Shkodra prap”, fjali që ka ngjallur dyshime mes ndjekësve.

Për disa, reagimi është thjesht humor tipik i Luizit, ndërsa për të tjerë mund të jetë një paralajmërim i koduar për pjesëmarrjen e tij në festivalin e ardhshëm, duke qenë se vetë Luizi është nga Shkodra.

Luiz Ejlli ironizon Festivalin: thumb apo paralajmërim për rikthim?

Postimi është komentuar gjerësisht, me ndjekës që pyesin nëse bëhet fjalë vetëm për ironi apo për një sinjal të hershëm të rikthimit të tij në skenën e Festivalit të Këngës.