Preje e flokëve BOB mbetet prerja më e dashur dhe e rehatshme e flokëve, dhe në 2025 disa prej personazheve më të famshme e bënë atë trendin e tyre më të madh. Nga prerjet klasike tek ato më eksperimentale, këto janë 6 bobs që na frymëzuan gjatë vitit:
Lily Collins – Më ikonike
Lily zgjodhi një French bob në gjatësinë e nofullës, duke e stiluar me vale të lehta ose super të drejta, duke bërë që kjo prerje të bëhet simboli i vitit.

Hailey Bieber
Flokët me majat të ngritura, është një klasik i përshtatshëm për kalimin nga flokët e gjata tek ato më të shkurtra.

Sofia Richie Grainge – Më e rafinuara
Floku i saj gjatë, me vale si dallgë deti, krijon një stil të lehtë dhe shumë chic, veçanërisht gjatë shtatzënisë së dytë.

Yara Shahidi – Më natyrale
Yara adoptuan një bob deri tek shpatullat perfekt për flokun kaçurrel, duke e lënë të lirë ose të lidhur tek qafa.

Selena Gomez – Më romantike
Për ditën e dasmës, Selena zgjodhi një preje bob mesatar të butë dhe femëror, që mund të stilohet në mënyra të ndryshme.

Pamela Anderson – Më cool
Flippy bob-i i saj i korrikut 2025 tregoi se ajo është gjithmonë gati për eksperimente, duke sjellë një nga transformimet më të fuqishme të vitit.
Bob-i, nga variacionet e thjeshta tek ato më dramatike, vazhdon të mbetet prerja më e kërkuar dhe do të inspirojë trendet e flokëve edhe në vitin 2026.
