KreuCelebrity

Ilir Vrenozi, banori i parë i BBV5?

Ilir Vrenozi, banori i parë i BBV5?

Ilir Vrenozi, figura e njohur e rrjeteve sociale dhe një nga zërat më kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisë, por edhe vetë Partisë Demokratike, pritet të jetë pjesë e kastit të banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”.

Së fundmi, Vrenozi ka publikuar disa video prekëse në rrjetet sociale, ku shihet duke kaluar momente me familjarët e tij, si dhe duke vizituar varrezat e dy prindërve, pak para nisjes drejt Tiranës. Këto postime kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar fat dhe mbarësi në këtë eksperiencë të re televizive.

Ilir Vrenozi, banori i parë i BBV5?

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, ai është takuar edhe me deputetin e Partisë Demokratike në Korçë, Fidel Kreka, i cili i ka uruar sukses dhe i ka sugjeruar ta përjetojë me qetësi pjesëmarrjen në reality show.

Ilir Vrenozi njihet si një nga mbështetësit aktivë të PD-së në rrjetet sociale, megjithëse shpesh nuk ka kursyer kritikat as ndaj kësaj force politike. Tashmë, duket se ai do të përballet me një dimension krejt tjetër: atë të jetës përpara kamerave 24/7.

“Big Brother VIP Albania 5” pritet të nisë këtë të shtunë në mbrëmje, nën moderimin e Ledion Liços, ndërsa emrat e konkurrentëve ende nuk janë bërë zyrtarë.