Në promon e emisionit “Mirëmbrëma yje”, vëmendjen nuk e rrëmbeu vetëm prania e gazetares së njohur Rudina Xhunga, por edhe një deklaratë që ndezi menjëherë kureshtjen dhe riktheu në vëmendje një histori të vjetër televizive. Gjatë intervistës me Arbana Osmanin, Rudina u vendos përballë një zgjedhjeje direkte: Sokol Balla apo Eni Vasili? Përgjigjja erdhi pa asnjë hezitim dhe me tone ironike:
“Enin sigurisht. Pse, ça do thoja, Kolin?! Koli nuk më ka pëlqyer kurrë!”
Arbana tentoi të sqarojë nëse kjo mospëlqim lidhej me anën personale apo profesionale, por Rudina e mbylli temën me diplomaci, duke theksuar se të dy janë figura publike në mënyrën e tyre, por zgjedhja e saj mbetet e pandryshueshme: Eni Vasili.
Deklarata ka rikthyer menjëherë në kujtesë një nga episodet më të përfolura të historisë televizive shqiptare. Vite më parë, Sokol Balla mori kohën televizive të Rudina Xhungës në Top Channel, duke çuar në mbylljen e emisionit të saj dhe zëvendësimin me formatin “Real Story”.
Me kalimin e viteve, shpesh Rudina është përballur me pyetje ironike dhe aluduese si:
“Si ka mundësi që kudo shkon ti, vjen Koli dhe ti largohesh?”
Një fjali në një promo mjaftoi për të rihapur një kapitull të vjetër rivaliteti, që duket se ende mbart nëntekste dhe emocione të pashuara në botën e medias shqiptare.
https://www.facebook.com/reel/872974211916747

