KreuCelebrity

Kiara Tito moderatore, video që zbuloi gjithçka: Ja kush janë opinionistët e BB Vip Fan Club

Kiara Tito moderatore, video që zbuloi gjithçka: Ja kush janë

Reality show më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, rikthehet këtë të shtunë, më 20 dhjetor, duke ndezur sërish emocionet e publikut. Menjëherë pas lajmit të shumëpritur, fansat kanë shpërthyer me pyetje në rrjete sociale, mes të cilave njëra ka dominuar: kur nis “Big Brother VIP Fan Club”?

Përgjigjja tashmë është zyrtare. Nga 21 dhjetori, çdo të diel në orën 12:45, “Fan Club” do të transmetohet në ekranin e Top Channel, si programi i dedikuar ekskluzivisht fansave të formatit më të komentuar në vend.

“Fan Club” vjen si hapësira ku publiku do të jetë më pranë personazheve të preferuar, do të ndjekë analiza të detajuara, debate të nxehta dhe prapaskena nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Videoja e publikuar në rrjete sociale ka zbuluar gjithashtu moderatoren e këtij sezoni, e cila do të jetë Kiara Tito, ndërsa paneli i opinionistëve do të përbëhet nga emra tashmë të zyrtarizuar: Arjan Konomi dhe Françeska Murati.

Një treshe që pritet të sjellë dinamika, analiza të forta dhe diskutime që do të ndezin rrjetin çdo të diel.