KreuCelebrity

Jul Deda flet per Bes Kallakun: "Një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë"!

Jul Deda flet per Bes Kallakun: "Një nga djemtë me zemër

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me një mesazh të ndjerë në mbështetje të kolegut dhe mikut të tij, Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë lidhur me jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.

Në një postim të shkurtër të publikuar në Instagram Story, Deda u shpreh se fjalët e tij janë të dedikuara kryesisht për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, njerëzit që e kanë pasur pranë nuk kanë nevojë për sqarime.
“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemrën më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda, krahas videos së podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.

Mesazhi i tij mbyllet me një fjali të thjeshtë, por shumë domethënëse:
“Bes, përqafime loku.”

Jul Deda flet per Bes Kallakun: "Një nga djemtë me zemër

Reagimi i Jul Dedës vjen në një moment kur Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më reflektuese dhe të ndjeshme, duke zbuluar një dimension më njerëzor pas figurës së humoristit që publiku ka ndjekur për vite me radhë.

Kujtojmë se Bes Kallaku është ndarë nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë.